Sulmi në Veri, kjo është gjendja e policit të plagosur dhe të lënduar

Sot në fshatin Banjskë të Leposaviqit nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin dhe ka njoftuar se përveç Bunjakut edhe një polic është plagosur dhe një tjetër është lënduar.

Në komunikatë thuhet se sipas mjekëve të dy janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.”