Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga këshilltari për media Bekim Kupina.
Kupina tha se Osmani sot do të niset për Kosovë.
“I ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York”, tha Kupina.
Si pasojë e një sulmi të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit u vra një polic i Kosovës.