Ilir Baldedaj ka njoftuar se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Baldedaj ka akuzuar qeverisjen lokale në Prizren, derisa ka thënë se votat e rajonit të Hasit do të jenë garanci që Driton Selmanaj të jetë kryetar i ardhshëm i Prizrenit.
Ai ka qenë pjesë e AAK-së dhe kandidat për deputet nga kjo parti në zgjedhjet e fundit lokale.
Shkrimi i plotë i Baldedajt:
Në një kohë shumë kritike për Prizrenin, qytetin të cilin e udhëheq njeriu dhe partia që tashmë janë dëshmuar për keq qeverisje dhe abuzim me pushtetin, është e vështirë të qëndrosh si spektator. Këta abuzues duhet të luftohen me të gjitha mjetet demokratike politike, që Prizreni t’i kthehet qytetarëve.