Mbarë kritikat e komunitetit Trans-Altantik për refuzimin e propozimit të Bashkimit Evropian për “zbatim në paralel” të Marrëveshjes Bazike nuk po ia lënë shenjë kryeministrit kosovar, Albin Kurti, i cili duke folur nga Zvicra tha se “jemi në të drejtën tonë” teksa tha si qëndrojnë, sipas tij, gjërat i ka shpjeguar më 14 shtator pas përfundimit të takimin në Bruksel para gazetarëve.
Kurti refuzon të pranojë se Bashkimi Evropian ka pasur propozim të saj dhe mirëmban atë që vetëm ai ka dorëzuar propozim, ndonëse një gjë të tillë nuk e thotë askush përpos tij.
“Ne jemi në të drejtën tonë. Në fjalën që kam mbajtur më 14 shtator para mediave në Prishtinë kam sqaruar se në dialogun e fundit ne si Kosovë kemi bërë tre propozime ndërsa Serbia asnjë”, ka thënë Kurti.
“Në këto rrethana, ne duhet t’i përmbahemi kornizës së marrëveshjeve që kemi marrë si obligim dhe jo të marrim detyrime të reja”, shtoi Kurti.