Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në një intervistë për Front Online ka pranuar faktin që nuk i kanë numrat për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.
Por, ka thënë se për këtë janë duke punuar ditë e natë. Sipas tij, sa më shpejtë që kjo qeveri shkon në shtëpi, do të jetë më mirë për qytetarin e Kosovës.
“Ne nuk i kemi numrat me rrezua Qeverinë nuk diskutojmë sot për rrëzim të Qeverisë, po flasim për listat për projektet, për programet e Qeverisë së ardhshme më në krye Partinë Demokratike dhe me kryetarin e partisë Memli Krasniqi.
Ne me i pas numrat flasim për të ardhmen, ne fatkeqësisht ende nuk i kem numrat dhe jemi duke punuar natë e ditë që kjo qeveri të shkon në shtëpi sa më shpejtë. Sa më shpejtë kjo qeveri që shkon në shtëpi dëmi është më i vogël dhe interesi i qytetarëve të Kosovës është më i madh”, ka thënë Beqa.