Vrasja e Nazim Veliut, policia e cilëson si të rëndë – ky është raporti i publikuar sot

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur mbrëmë një nga personat që kishte mbetur i plagosur në Rahovec pas të shtënave me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur më 19 shtator, derisa prej atëherë, viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

https://permbledhja.com/permbledhje-krejt-cka-dihet-per-rastin-ku-vdiq-nazim-veliu-e-vellau-lulzimi-mbeti-i-plagosur/

Në raportin 24 orësh të Policisë, vepra tash është kualifikuar si “vrasje e rëndë”.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“VRASJE E RËNDË-Rr. Fahri Fazliu, Rahovec 19.09.2023 – 16:45. Me datë 22.09.2023 ka ndërruar jetë njëri nga viktimat që ka qenë në tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

https://permbledhja.com/do-te-kujtoj-gjithmone-shpetimtari-im-familjare-e-bashkeluftetare-me-fjale-prekese-pas-vdekjes-se-nazim-veliut/