Rahoveci pas dy xhirove rikthehet në “Jahja Danuza”, pret Rilindjen 1974

Pas dy ndeshjeve radhazi të zhvilluara si mysafir, KF Rahoveci rikthehet në shtëpi.

Bardhekaltërit me fillim nga ora 15:00 presin Rilindjen 1974, përcjell 07 Press.

Vendasit llogariten favoritë, ndërsa në ndeshjen e parë të luajtur në cilësinë e vendasit, patën triumfuar ndaj Istogut.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sot, ndërsa ne do t’ju njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim rezultati.

Kujtojmë se djelmoshat e Dervishollit aktualisht kanë pesë pikë në renditjen tabelare, me një fitore, dy barazime e një humbje, e pësuar së fundi nga Drenica në “Bajram Aliu”.