E martja e kësaj jave tronditi qytetin e Rahovecit.
Kjo pasi, një konflikt i mëparshëm mes dy familjeve, Veliu e Sylka, rezultoi në dy të plagosur, vëllezërit Nazim e Lulzim Veliu, përcjell 07 Press.
Të njëjtit u dërguan me vetura në QKMF-në “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, e prej aty, njëri vëlla (Lulzimi) u nis për në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë “Isa Grezda”, kurse vëllau tjetër, Nazimi për shkak të gjendjes së rënduar, u nis drejt QKUK-së në kryeqendër.
https://permbledhja.com/si-eshte-gjendja-e-vellait-tjeter-qe-u-plagos-ne-rastin-ku-humbi-jeten-nazim-veliu/
Ky i fundit (Nazimi) iu nënshtrua operacionit, pasi kishte plagë në veshkë e në zorrë të trashë.
Këto plagë, fatkeqësisht ishin të papërballueshme për Nazimin që vdiq mbrëmë para orës 23:00, e të cilën vdekje e konfirmoi edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Në anën tjetër, aktualisht dy anëtarë të familjes Sylka janë në paraburgim. (E.Sylka) dhe i biri (Em.Sylka), me këtë të fundit që është edhe i dyshuari kryesor për plagosjen e vëllezërve.
Gjykata ka vendosur që anëtarët e familjes Sylka të qëndrojnë për 30 ditë në paraburgim, ndërsa mbetet të shihen procedurat e mëtutjeshme.
https://permbledhja.com/do-te-kujtoj-gjithmone-shpetimtari-im-familjare-e-bashkeluftetare-me-fjale-prekese-pas-vdekjes-se-nazim-veliut/