Një lajm i kobshëm për familjen Veliu, që mbrëmë, para orës 23:00 mësoi për ndarjen nga jeta të Nazim Veliut, ish-luftëtar në Kroaci e Kosovë.
Ai vdiq si pasojë e plagëve të marra në një konflikt familjar në një vend në Rahovec, aty ku u plagos edhe i vëllai, nga i njëjti i dyshuar.
Vdekjen e tij për 07 Press e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
Pas raportimeve, rrjetet sociale vërshuan me përkujtime për të.
Fillimisht, OVL në Rahovec kujtoi kontributin e tij, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të ngushtë.
Më pas edhe Ilir Dugolli, bashkëluftëtari, me një postim prekës kujtoi faktin se Veliu kishte qenë shpëtimtar i tij.
Gjithashtu, nuk mungoi as përkujtimi nga njëri prej familjarëve të ngushtë, Ali Dula, që çmoi Nazimin për karakterin që kishte e punën që bënte.