Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, në Ditën Ndërkombtare të Paqes ka thënë se paqja dhe garantimi i saj janë sukses i përbashkët i popullit të Kosovës dhe shteteve demokratike të botës.
“Ne duam të jemi pjesë aktive, bashkë me NATO-n, në bërjen dhe mbajtjen e paqes kudo nëpër botë”, tha Haradinaj, transmeton KlanKosova.tv.
Tutje ai tha se Ushtria e Kosovës ka kapacitete profesionale.
“Populli ynë me krenari mbështet mundësinë që ushtarët e Kosovës të ndihmojnë paqen në botë”, shtoi Haradinaj.