Izet Sadiku është rizgjedhur edhe për një mandat kryetar i degës së LDK’së në Prishtinë.
Në kuvendin e 10 zgjedhor kanë marrë pjesë mbi 750 pjesëmarrës.
“LDK Dega V, Prishtinë ka mbyllur procesin zgjedhor në Kuvendin X Zgjedhor. Në këtë Kuvend, morrën pjesë mbi 750 pjesëmarrës, të cilët zgjodhën strukturat e reja të degës. Për përkushtimin e tij dhe punën në degë dhe kryeqytet, Dr. Izet Sadiku u rizgjodh kryetar i degës edhe për një mandat.”
LDK ka njoftuar se po vazhdojnë procesin zgjedhor edhe në degët e tjera, “ku anëtarë e aktivistë të shumtë po i japin shkëlqim këtij procesi”.
“Me këto struktura të reja, me këtë organizim e gjithpërfshirje, LDK po forcohet e po riorganizohet për rrugëtimin drejt fitores së madhe.”