Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Nju Jork, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ajo ka publikuar një fotografi me Biden, në të cilën janë edhe Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden dhe Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu.
“Aleanca e Lirisë! Një Aleancë e përhershme!”, shkroi Osmani.