Dy vëllezërit N. Dhe L. Veliu në Rahovec, pasditen e së martës i zuri një sherr, i cili mund të përfundonte edhe me fatalitet. Ata pas një zënke verbale u plagosën me armë zjarri dhe si pasojë u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa të dyshuarit u dorëzuan në Polici.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë Enver Sylka [62-vjeçar] dhe Emir Sylka [36-vjeçar].
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve, e që më pas situata kishte eskaluar kur Emiri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Veliu.
Nga Policia në Gjakovë thanë të martën për Sinjalin se janë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve, ku janë sekuestruar gjashtë armë zjarri dhe municion.
Ndërkohë dy viktimat po trajtohen në spital njëri nga ta është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, ndaj viktimave është iniciuar rasti për veprën penale ‘Tentim vrasje’.