Tomë Gashi, avokat, ka thënë se nëse do të kishte tash një aktgjykim nga Specialja me shumë gjasë do të ishte lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët.
Këtë deklaratë Gashi e ka thënë në Pressing të mërkurën.
”Nëse sot kishim me pru një aktgjykim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe të tjerëve, kushdo që është i përfshirë në këto aktakuza, me siguri është një aktgjykim lirues. Është gati e sigurt”, ka thënë ai.
Por, Gashi tha është e frikshme fakti se 75% e dëshmitarëve në Speciale kanë dëshmuar në seanca të mbyllura.
”Ajo që është e frikshme është 75% e dëshmive që janë të mbyllura, dhe taktika e prokurorëve është e tillë saqë dëshmitë kryesore i ka të mbyllura sepse janë shumë arsyeje sipas tyre personat e caktuar janë dëshmitarë anonim, të mbrojtur apo dëshmitarë që ne nuk i dimë”, ka thënë ai.
Gjykata Speciale po akuzon ish-krerët e UÇK-së për “krime lufte”, përfshirë edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.