Janë shkarkuar tre drejtorë në ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Ministrja Arbërie Nagavci ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit në MAShTI – Defrim Gashi, drejtori i Qendrës së Studentëve – Fatmir Sfishta dhe drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës – Nezir Çoçaj.
KosovaPress ka siguruar tre vendimet për shkarkimin e tre drejtorëve, ku në bazë të secilit jepet edhe arsyetimi për shkarkim.