Shqipëria do të drejtojë sot seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kjo mbledhje do të jetë më e rëndësishmja që prej fillimit të luftës në Ukrainë, ku tha se në fokus do të jenë pasojat e agresionit të luftës në Ukrainë.
“Si pjesë e programit të punës të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator, nën kryesimin e Shqipërisë, Këshilli do të mblidhet nesër për atë që, me gjasë, është takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia”, tha Rama mbrëmë përmes një videomesazhi.
Kujtojmë se kjo do të jetë hera e parë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të jetë në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit, që prej fillimit të luftës.