Njëri nga dy vëllezërit e plagosur në Rahovec, për shkak të shkallës së lëndimit është dërguar menjëherë në QKUK.
07 Press mëson se ai ka arritur me vetëdije në spital, ndërsa i është nënshtruar menjëherë operacionit.
Tutje, portali nga burime të mirëinformuara mëson se shpresat për të shpëtuar janë evidente.
“Plumbi ka shkuar shumë pranë zemrës dhe ia ka gërvishtur. Është fat i madh. Të shpresojmë që të shpëtojë”, ka thënë njëri prej të afërmve për 07 Press në kushte anonime.
Redaksia jonë do t’ju raportojë në kohë reale për çdo risi nga ky rast dhe jo vetëm.