“Tash pas skandalit më të madh diplomatik që ka shkaktuar me populizmat e tij e bën një deklaratë elektorale si kjo me zhdukjen e opozitës“.
Kryeministri Albin Kurti foli dje në një konferencë për media për mundësinë e zgjedhjeve të reja, të cilat po i kërkon opozita.
Kurti tha se zgjedhjet e parakohshme s’i konvenojnë opozitës, pasi ajo “zhduket”.
“Opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë kërkon shkarkimin tim e herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Më lejoni t’ju them që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës”.
“Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë, e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”, tha Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në një deklaratë për Sinjalin, zyra për media e kësaj partie, ka thënë se Kurti duhet të flasë për zhdukjen e miellit, të mostrave të Deharit dhe të aferave korruptive.
“Sa herë që Kryeministri është i mbështetur për muri bën diverzion duke kritikuar opozitën për të nxjerr reagime. Tash pas skandalit më të madh diplomatik që ka shkaktuar me populizmat e tij e bën një deklaratë elektorale si kjo me zhdukjen e opozites”, tha partia e Ramush Haradinajt për Gazetën Sinjali.
“Pasi që vec ka fol për zhdukje, Kurti do duhej të flas për zhdukjen e miellit dhe të mostrave të Deharit, por edhe per aferat korruptive të njererzve të afert të tij dhe nepotizmin e skajshem”.