Ka vdekur një person në Suharekë pasi fillimisht u rrokullis me traktor dhe mori lëndime.
Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.
Trupi i tij është dërguar në IML për obduksion, teksa policia ka hapur rast për hetim të vdekjes.
“Suharekë 18.09.2023 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë ku nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.