Me vetëm 656 banorë, fshati Gota është vendi më i vogël i përfaqësuar në futbollin evropian këtë sezon.
Vikingur Gota fitoi raundin e parë të kualifikimeve për Conference League, pasi mposhti ekipin e Europas nga Gjilbratari me rezultatin minimal 1:0.
Sonte, ky ekip, Vikingur nga fshati Gota luan në raundin e dytë kualifikues.
Ata do të përballen me ekipin e Dunajská Streda nga Sllovakia në shtëpi nga ora 19:00.
Por një vend edhe më i vogël përfaqësonte Ishujt Faroe jo shumë kohë më parë. EB/Streymur (320 banorë) madje fitoi një ndeshje kualifikuese të UCL në edicionin 2013/14.