“Kosova bllokon planin e Bashkimin Evropian”.
Kështu e nis artikullin e saj gazeta gjermane “Bild”, që rëndom shënon qarkullimin dhe shitjet më të mëdha në kontinentin evropian, ku ka trajtuar gjerësisht dështimin e negociatave të fundit më 14 shtator në Bruksel, ku edhe e merr për fakt të kryer se është Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai cili ka “bllokuar” këtë plan evropian për normalizim të marrëdhënieve.
Qysh në titull “Bild” e nis ngjarjen senzacionalisht: “A ka kërcënim për një valë të rre dhune në Ballkan?” ndërsa në fillimn, ndonëse çuditshëm, shkruan se ka “ngërç i rrezikshëm konflikti në Kosovë”.
Gazeta gjermane, në tablon e saj shpjegue, thotë se ishte Kurti ai i cili “NUK e pranoi” propozimin për “shtensionim dëshpërimisht të nevojshëm” teksa citon konferencën e Përfaqësuesit të Lartë për Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ku ky i fundit shpjegoi për ecurine e negociatave të së enjtes.
“Një gjë është e qartë: Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nga ana tjetër, do ta kishte mbështetur atë (propozimin e BE-së)”, shkruan Bild.
Ngecjen e këtyre negociatave, Bild nuk heziston ta quaj “Bllokada Kurti”; derisa vazhdojë për qortimet e Brukselit ndaj Prishtinës.
“BE e akuzon Kosovën se parandalon normalizimin e marrëdhënieve ndaj Kosovës”.
Më tej thotë se tash “kovja” e BE-së është pasuar te Kurti. “Kryeministri i Kosovës nuk është i gatshëm t’u japë komunave të banuara me shumicë serbe një organizatë ombrellë dhe më shumë autonomi”.
Në rradhë jepet deklarimi i Borrell-it se Kurti insistoi që në rend të parë të vendoset formalizimi i aspekteve që ky i fundit i interpreton të konstituojnë “njohjen de facto” dhe mëpastaj të vazhdohet në hapjen e negociatave për draftimin e një Statuti për Asociacionin e Komunave të banura me shumicë serbe.
“’Ne duhet të flasim dhe të gjejmë një rrugë përpara’. Borrell paralajmëroi të dyja palët se një ngecje në afrim do të pengonte pranimin e dëshiruar në BE: ‘Pa normalizim, nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Kosovën, as për Serbinë’”.
“Ekziston rreziku i tensionit dhe dhunës së mëtejshme në muajt e ardhshëm të këtij vakumi,” shpjegon Jakov Devcic, kreu i zyrës së jashtme të Fondacionit Konrad Adenauer në Beograd, i pyetur nga BILD.
Dhe më tej: “Për mendimin tim, Kurti dhe Vuçiq janë aktorë racionalë që janë të vetëdijshëm për interesat e tyre kombëtare dhe personale. Të dyve nuk u bën dobi nëse ka teprime dhune mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës apo nëse tërhiqen nga procesi i dialogut”.
“Të gjitha llojet e dhunës duhet të parandalohen. Dritarja e mundësisë për normalizim ‘real’ do të mbyllet shpejt.” Sepse: “Zgjedhjet evropiane në qershor dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA në tetor 2024 do ta lidhin Perëndimin. Deri atëherë, duhet të qetësohet situatën aktuale akute në veri të Kosovës”, paralajmëron Devcic.
“BE tani po bën thirrje për urgjencë absolute. Nuk mund të ulesh dhe të presësh krizën tjetër”, e përfundon artikullin.