24 vjeçari shqiptar infektohet me Lijën e Majmunit

Një 24-vjeçar shqiptar që jeton në Magnezi është rasti i parë me linë e majmunëve në rajonin e Thesalisë.

https://permbledhja.com/nje-foshnje-me-covid-ne-gjendje-te-rende/

I riu kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme.

Në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

https://permbledhja.com/temperatura-te-larta-sot-ikshpk-jep-rekomandime-per-mbrojtje/

24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk tregohet, fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit, shkruajnë mediet greke.

https://permbledhja.com/vetura-e-kuvendit-te-kosoves-fluturon-me-180-km-h-ne-greqi/