Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka bërë të ditur se me kërkesë të avokatëve të Pjetër Shalës, ka pranuar që të dëshmoj në dhomat e specializuara.
Ai do të jetë dëshmitar mbrojtjes.
Mahmuti ka thënë se sot do të udhëtojë për në Hagë për procedurat paraprake, ndërsa do të dëshmoj të mërkurën me 20 shtator.
‘’Me kërkesë të avokatëve z. Pjetër Shala, kam pranuar të jem dëshmitar i mbrojtjes në këtë proces gjyqësor. Sot do të udhëtoj për në Hagë, për procedurat paraprake, ndërsa dëshmia ime do të fillojë të mërkurën, më 20 shtator 2023”, ka shkruar Mahmuti.