2 mijë familje të kësaj komune do të përfitojnë nga 100 euro shtesë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar se do të ndajë 100 euro shtesë për 2 mijë familje me asistencë sociale.

Ai ka thënë se është viti i dytë me radhë që po bëhet shpërndarje e shtesave për qytetarët në Mitrovicë. Përndryshe, Bedri Hamza është në mandatin e parë të punës si kryetar i komunës në qytetin e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Për vitin e dytë me radhë, që nga fillimi i mandatit të Kryetarit të Komunës, po ndajmë 100 euro shtesë për mbi 2 mijë familje në asistencë sociale në qytetin tonë!
Bashkë për qytetarët dhe qytetin tonë!