Konferenca e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin, për takimin Kurti –Vuçiq është shtyrë për në ora 20:00.
Edhe pse konferenca ishte paraparë të mbahej në ora 15:00.Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Pas takimit trepalësh është deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili tha se takimi përfundoi pa ndonjë sukses.
Ndërsa për këtë takim pritet të deklarohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.