Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur entuziast pas miratimit të buxhetit prej 123 milionë e 700 mijë eurosh për kryeqytetin.
“Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra,rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar”, ka shkruar Rama në Facebook.
“Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i TRANSFORMIMIT të Kryeqytetit”.
Rama po ashtu tha se paratë do të ndahen edhe për investime kapitale, e për shtim të parqeve e me radhë.
“Kemi ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen: ndërtimi i shkollave dhe çerdheve, Spitali i Prishtinës, ndërtimi i Unazës Qendër, Salla e Koncerteve, salla e madhe multifunksionale, revitalizimi i Tullëtores”.
“Gjithashtu, në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e therrtores për kafshë. Na priftë e mbara!”