Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se “kjo logjikë qeverisëse po punon kundër interesave kombëtare të Kosovës” dhe se “çdo logjikë tjetër nuk ka vend”.
Selmanaj tha në një seancë të Kuvendit se sot janë bërë 78 ditë prej kur BE-ja e ndëshkoi Kosovën, po aq ditë sa kishin zgjatur bombardimet ndaj Beogradit.
“Po ata që e bombarduan Serbinë janë bërë bashkë, por kësaj here për të ndëshkuar politikën e kësaj qeverie, e fatkeqsisht përmes saj për ta ndëshkuar edhe popullin e Kosovës, duke vendosur sanksione kundër Kosovës”, tha ai.
Selmanaj tha se “pyetja logjike që shtrohet sot është edhe sa ditë na duhen neve që ekonomia e Kosovës të demolohet, të gjunjëzoht nga sanksionet”.
Ai foli edhe për takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Më thoni ju mua a e di kush agjendën, për çka takohen këta njerëz? A keni idenë më të vogël cila është tema që do ta diskutojnë këta?”, pyeti Selamanaj.