Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Çitaku tha se për herë të parë Kosova shkon në dialog si palë e sanksionuar nga aleatët.
Ajo tha se kjo po ndodhë për shkak të qasjes së papërgjegjshme dhe avantureske të kryeministrit Kurti.
“Sot, Kryeministri duhet të sillet përgjegjëshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, ka shkruar Çitaku në Facebook