Haxhiu: Të enjten s’pres epilog, një sekuencë e negociatave do të zhvillohet në Nju Jork

Baton Haxhiu, gazetar, ka folur në Pressing për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, një takim i nivelit të lartë do të zhvillohet në Bruksel më 14 shkurt.

Por Haxhiu ka paralajmëruar një sekuencë të dialogut në Neë York, ku thotë që do të jepen mesazhe të qarta.

Më tutje, ai ka thënë se takime Kosovë – Serbi do të ketë edhe në muajin tetori, ku dialogu zhvillohet në Bruksel. Po thotë se pa shpalljen e datës së zgjedhjeve në komuant veriore dhe zotimi për implementim të Asociacionit nuk do të ketë përparim.

Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë Haxhiu ka cituar Macronin që kishte paralajmëruar një konferecnë plus për çështjen e dialogut.

”Gabime taktike të lidershipit të Kosovës kanë qenë ndoshta dëshëruese, jemi në një pozitë që kurrë s’kemi qenë më keq. Besoj se një sekuecnë e këtyre negociatave do të ndodh më datën 16-17 shtator, dhe aty do të ketë mesazhe deri në takimit te tetorit kur pritet ndoshta të definohen zgjedhjet dhe Asociacioni dhe nëse këto nuk ndodhin atëherë vijmë te ajo pika që e ka paralajëmruar Macron që është konferencë+“, ka thënë Haxhiu.

Më tutje, ai ka thënë se liberalizimi i vizave mund të kushtëzohet me çështjen e dialogut.

Sipas Haxhiut, ka informata që Kurti është dashur të jetë në muajin korrik në Paris e të takohet me presidentin francez Macron.

”Me gjithë atë që thotë Gjermania se liberalizmi do të ndodh është një precident i paralajëmruar që do ta kushtëojë procesin e vizave me dialogun. Në muajin korrik është dashur Kurti të jetë në Paris të takohet m Macronin, t’i thuhet kjo gjë. Por këshilltarët e tij e kanë bërë të pamundur që ai mos të shkojë”, ka thënë ai.