Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se nuk e ka njohur Ridvan Muharremin.
Sipas saj, deklaratat e avokatit të Muharremit nuk janë në përputhje me realitetin.
Ajo ka thënë se emri i Ridvan Muharremit nuk ka figuruar në asnjë kontratë.
Deklarata e saj në Tëvë1:
Z.Muharremi nuk ka pasur autorizim për të negociuar ose blerë, transportuar ose shpedituar mallrat e rezervës shtetërore. Si të gjithë tregtarët që kanë ofruar për tregtarë jashtë Kosovës. Departamenti ka kontaktuar më shumë se 50 operatorë ekonomikë pas dështimit të kontakteve direkte shtet-shtet apo ambasadë ministri. Atëherë kanë ardhur në shprehje operatorët ekonomikë kur nuk kemi pasur sukses.
Unë nuk isha lëshu në nivel që të komentojë deklaratat e avokatit të Muharremit. Ato janë në kundërshtim me realitetin. E përmenda që pala, Muharremi, nuk kanë pasur autorizim nga MINT përpos lehtësim në gjetjen e kontakteve. MINT e theksoj që ka provuar dhe ka kontaktuar të gjitha mundësitë që i ka pasur në atë kohë.
Në asnjë kontrata nuk është emri i Muharremit. Nuk e kam njohur Muharremin, si ministre unë jam ministre e qasshme për shumë operatorë në ngjarje të ndryshme. Në temën e transportit askund nuk është Muharremi. Asnjëherë s’ka folur kryeministri për të.
I kanë bërë favor shtetit armik.