Dimal Basha e quan joserioze deklaratën e Escobarit për dorëheqjen e kryetarëve në komunat veriore

Deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka reaguar pas deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar se dorëheqja e kryetarëve aktualë në Veri është rruga më e shpejtë dhe më e lehtë.

Ai ka thënë se më serioze do të ishte nëse Escobar do të kërkonte dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për disa arsye që ai ka listuar.

“Nuk i vë sanksione Rusisë; urdhëron dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, Nuk jep përgjegjësi për 3 qytetarë amerikanë të vrarë pas shpine në kohën kur Vuçiq ka qenë Ministër i Propagandës; Kërcënon serbët që kërkojnë të integrohen në Kosovëp; Diskriminon dhe persekuton shqiptarët në Luginë; Bën sabotime të shtetit të pavarur të Kosovës; Refuzon me i respektu marrëveshjet me Kosovën, përfshi këtë të fundit”, ka shkruar Basha.

Lista e arsyeve, Basha ka thënë se vazhdon.