Shkak xhelozia, gruaja rrah burrin në Fushë Kosovë

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një grua 29-vjeçare u arrestua pasi u kap me burrin me të cilin bashkëjeton.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e burrit, rasti ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, kur e dyshuara ka pasur fillimisht një konflikt verbal me të, si pasojë e një mosmarrëveshje.

Sinjali mëson se motivi i rastit dyshohet të jetë një zënkë për shkak të xhelozisë, që eskaloi deri në atë pikë sa gruaja ushtroi dhunë ndaj viktimës.

Si rezultat i raportimit të rastit, dy palët janë shoqëruar në stacion për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e dyshuara është ndaluar për 48 orë dhe ndaj saj kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.