Kryeministri Albin Kurti është takuar dje me komandantin e ardhshëm të KFOR-it, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas.
Pritshmëritë e Kurtit janë që ai të punojë ngushtë me Ulutasin në objektivat e përbashkëta.
“Pata kënaqësinë që t’i mirëpres dje për darkë dhe të takohem me komandantin në ardhje të KFOR-it, Major Gjeneral Ozkan Ulutas dhe ekipin e tij”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“I prirë nga angazhimi i përbashkët për paqe dhe siguri, pres që të punojmë ngushtë në caqet dhe objektivat e përbashkëta”.