Një konflikt verbal mes familjarëve ka eskaluar në sulm fizik, dje në fshatin Rogovë të Gjakovës.
Këtë herë në përleshje janë përfshirë miku dhe dhëndri, me ç’rast ky i fundit u sulmua në shtëpinë e familjes se gruas.
Gazeta ka mësuar detaje për rastin, për të cilin tre persona tashmë kanë përfunduar në ndalim policor.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka ndodhi pasi një 32-vjeçar bashkë me babain nga Ferizaj shkuan në Gjakovë për të marrë nusen e tij që ndodhej për vizitë te familja e saj.
https://permbledhja.com/historike-shqiperia-cel-negociatat-me-be-ne-momenti-nisi-tani-rama-beteje-per-jete-a-vdekje/
Me të arritur në shtëpinë e miqve në fshatin Rogovë, nisi një debat mes tyre në njërën anë dhe babait e vëllezërve të nuses, për shkak ta disa mosmarrëveshjeve të momentit.
Si pasojë e mospajtimeve për çështje ende të panjohura, miku bashkë me djemtë kanë sulmuar fizikisht dhëndrin dhe babin e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Gjithë ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes, kur edhe intervenoi një patrullë e Policisë, me ç’rast i shoqëroi të dyshuarit në stacion policor.
LEXO GJITHASHTU: Ekzekutohet me 6 plumba 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë
Babai i dyshuar, bashkë me djemtë e tij, njëri 32 e tjetri 20-vjeçar kanë përfunduar në ndalim policor për shkak te sulmit ndaj dhëndrit.
Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ata të ndalohen për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.