Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Emin Hoxhajn në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Në vendimin që është marrë sot, Zyra e Kryeministrit ka dhënë një biografi të shkurt për Hoxhajn.
Sipas këtij njoftimi, Hoxhaj ka qenë ish-pjesëtar i UÇK-së si dhe ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.
Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës.