Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas fitores së mbrëmshme të Shqipërisë ndaj Polonisë.
Kuqezinjtë triumfuan me rezultat të pastër 2-0 ndaj polakëve, duke marrë kështu pozitën e parë në tabelë dhe bërë një hap të madh drejt kualfikimit në Euro 2024.
Kurti ka thënë se ndeshja e mbrëmshme ishte e paharrueshme që e bëri Shqipërinë të dalë e para në grup, duke përmendur edhe dy golashënuesit Jasir Asani dhe Mirlind Daku.
Sipas kryeministrit, tashmë të gjithë kanë një qëllim, që është kualifikimi për Euro 2024.
Postimi i plotë:
Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024. Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo