Mot me diell do të mbajë të dielen mbi Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 dhe 29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.