I pari i demokratëve kosovarë, Memli Krasniqi, ka thënë se fajin kryesor për migrimin e të rinjve e ka kryeministri Kurti.
Sipas tij, shefi aktual i qeverisë nuk po bën asgjë në kohën kur as nuk duhet të flejë për ta gjetur arsyen pse janë duke ikur.
Në intervistën në “Mejdan me Shkumbin Kajtazin”, prodhim i lajmi.net, Krasniqi komentoi këtë çështje të shumëpërfolur, duke vënë theksin te ikja e punëtorëve.
Tutje, ai komentoi edhe situatën politike në vend, gjasat për të shkuar në zgjedhje e rrugëtimin e PDK-së në sesionin vjeshtor.
Për më tepër, në videon e mëposhtme gëzoni intervistën e plotë.