Flaka Surroi, opinioniste e njohur dhe gazetare veterane, ka publikuar një video në profilin e saj, ku ka kritikuar degën e LVV-së në Prishtinë për zhurmë gjatë natës së kaluar.
Ajo ka shkruar se zhurma e muzikës vie nga dega e LVV-së në Prishtinë.
Madje, Surroi ka pyetur nëse ka matës decibelësh edhe për degën e VV-së në Prishtinë.
“Jo, nuk është muzikë që vjen nga stadiumi, por nga dega e VV-së në Prishtinë.
Nuk e di çfarë problemi kanë që nuk e kuptojnë se janë në mes të objekteve të banimit dhe se nuk kemi asnjë borxh t’jua durojmë zhurmën.
A ka matës decibelash edhe për këta?” – shkroi ajo.