Deputeti i VV-së del kundër Albulena Haxhiut: Ministrja nuk mundet me fol në emrin tim’

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një prononcim para mediave ka thënë se Kodi Civil pritet të hidhet në votim në Kuvend sërish gjatë këtij viti.

Ajo është shprehur optimiste se këtë herë do ta këtë përkrahjen e deputetëve të VV-së,  të cilët nuk e votuan herën e parë Kodin e ri, ku mes tjerash parashihet edhe martesa mes gjinive të njëjta.

Lajmi.net ka kontaktuar deputetin e VV-së, Gramos Agusholli lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se Ministrja nuk mund të flet në emrin e tij përsonal.

‘’Ndoshta Ministrja Haxhiu e ka pasur fjalën për ndonjë deputet specifikisht por ajo nuk mund të flasë në emrin tim personal. Nëse kodi vjen i njëjti unë votoj kundër’’, ka thënë Agusholli.

Sipas Haxhiut, ky kod është shumë I rëndësishëm për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe për integrimin në BE, sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës