Një femër dyshohet se është dhunuar nga një mashkull në Klinë.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.
Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM- Klinë 06.09.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e Dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje ne rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh.