Idrizi që dëshmoi kundër krerëve në Speciale ia përmendi emrin, Axhami: Ai ishte pjesë e ofensivës serbe në fshatin tim

Enver Axhami që u përmend nga dëshmitari Agim Idrizi në Gjykatën Speciale të Hagës, ka reaguar pasi iu përmend emri.

Axhami në Debat Plus  ka deklaruar se Agim Idrizi ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë, dhe ka marrë pjesë në ofansivën e fshatit të tij bashkë me ushtrinë serbe.

“Me argumentu është zahmet me argumentu. Le të dalin një qytetar dhe pa marrë paraysh dikush që kam dhënë informacion për Agim Idrizin. Ky ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë. Me dokumentin që të gjithë qytetarët e komunës së Kaçanikut e njohin.

Prej datës 8 mars është liruar nga shtabi i përgjithshëm i brigadës, me 19 mars ka qenë ofansiva në fshatin tim, ky ka qenë pjesëmarrës gjatë ofansivës me paramilitarë dhe me ushtrinë serbe. Ky ka qenë”, ka deklaruar Axhami.