Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dëmtuar procesin e dialogut.
Sipas Hotit, sot nuk ka më dialog për njohje, por vetëm për themelim të Asociacionit dhe për zgjedhjet në katër komunat veriore.
Tutje ai ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës dhe ka çimentuar një status quo të re e cila ka krijuar pasiguri për të ardhmen dhe më nuk ka hapësirë manovrimi.
“Fatkeqësisht, Qeveria Kurti e ka dëmtuar procesin e dialogut në mënyrë të pakthyeshme, siç i ka dëmtuar edhe shumë procese të tjera. Për shkak të veprimeve të gabuara që në fillim të mandatit, sot nuk ka më dialog për njohje. Sot ka dialog vetëm për themelim të asociacion dhe për zgjedhje në komunat në veri për të kthyer kryetarët e Listës Serbe në krye të atyre komunave”
“Me këtë qasje, Qeveria Kurti i ka bërë një dëm të madh Kosovës, pasi nga viti 2020 e këndej Kosova ka pasur dakordimin e aleatëve të dialogojë vetëm për njohje reciproke bazuar në parimet e integritetit territorial dhe ruajtjes së karakterit unitar dhe rendit kushtetues të Kosovës. Me Marrëveshjen e Ohrit, Qeveria Kurti e ka çimentuar një statu quo të re, e cila ka krijuar pasiguri për të ardhmen. Tanimë, Qeveria Kurti nuk ka hapësirë manovrimi”, ka thënë Hoti për Blic.