Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Policia e Kosovës është institucion model edhe për vendet e rajonit, në 24-vjetorin e themelimit.
Sipas tij, Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit.
Postimi i plotë:
24 vjet të Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit.
Ata vazhdojnë të jenë shembull i integritetit dhe profesionalizmit në shërbim të komunitetit. Policia jonë, me profesionalizëm e devotshmëri po e kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit. Andaj, shteti duhet ta ketë prioritet ofrimin e kushteve të favorshme, në raport me kompleksitetin e detyrave që kryejnë.
Mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të Policisë, për shërbimin ndaj atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës.