Kosova, me një popullsi prej mbi 1 milion banorësh, ka përjetuar një situatë shqetësuese në lidhje me numrin e vrasjeve. Pa kaluar shtatori, numri i vrasjeve këtë vit, thuajse ka arritur numrin e vrasjeve të vitit 2022. Këtë vit, vetëm deri me 4 shtator në Kosovë janë regjistruar 19 vrasje.
Lidhur me këto statistika, profesori universitar dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollakaj në ATV, motivet për këto vrasje janë nga më të ndryshmet, mirëpo sipas tij, dominojnë ato banale, apo të pajustifikueshme.
“Po nuk ndalen kurrë, nuk ndalen askund vrasjet. Shkaqet mund të jenë të shumta, mund të jenë të ndryshme. Motivet e kryerësve të këtyre veprave penale në shumicën e rasteve të evidentuara deri tani dhe të analizuara, rezultojnë të jenë motive të ndryshme, dominim motivet edhe të ulëta, dominim motivet hakmarrëse dhe motivet tjera. Prandaj, nëse i analizojmë disa nga këto raste që kanë ndodhë në Republikën e Kosovës, edhe vitin 2022, edhe vitin 2023, në strukturën e këtij numri janë prezentë edhe kategoria e vrasjeve kur kryerësit për motive të ulëta, motive banale që në perceptimin popullor rezulton, sinqerisht janë prezentë për një numër jo i vogël i tyre, që kryerësit për motive krejtësisht të parëndësishme, ose krejtësisht banale, ose domethënë s’ka asnjë motiv që e arsyeton vrasjen, përveç ligjërisht të paraqitur rasteve e veçanta, specifikisht me ligj të përcaktuar kur është në vetëmbrojtje dhe vetëmbrojtja është e domosdoshme. Përveç në ato raste që një mënyrë apo tjetër ekziston një arsyeshmëri e zmbrapsjes së sulmit të qasshëm në kuptimin e rrethanave lehtësuese në përgjithësinë penale, krejt rasteve tjera janë të pajustifikuara, të paarsyeshme”, tha Çollakaj.
Ai tha se nuk ka ndonjë kategorizim të kryrësve të këtyre veprave penale, të cilët mund të jenë me shkollim të ndryshëm.
“Në praktikën kriminalistike dhe në praktikën juridike nuk ka ndonjë kategorizim shembullizues, sepse edhe rezulton nga praktika edhe njerëzit me shkollim të lartë në rrethana të veçanta kanë rezultu që të jenë privues të jetës së tjetrit. Edhe personat me shkollim të ndryshëm, edhe personat me afinitete të ndryshme, prandaj nuk kisha thanë që ka ndonjë kategorizim specifik, por në përgjithësi vrasjet pra mund të kryhen nga individë të ndryshëm, të cilët në rrethana të veçanta dominon errësimi i arsyes, abstenimi i arsyes, unë thamë të cilët sigurisht më pastaj pendohen. Në praktikë, prapë juridike del se jo të gjithë janë pendu. Edhe në rastin, për shembull të shqiptimit dhe dënimit me gjykim të gjykatës kompetente, nuk është pendu. Po këto raste më të rralla, zakonisht pendohen të gjithë. Që i bie se, në momentin e kryerjes së veprës penale të vrasjes, vetëdija e plotë e tyre në kuptimin e arsyeshmërisë së madhe ose të plotë nuk ka qenë. Që unë e quaj shumë herë me një terminologji dhe besoj që kam drejtë, abstenon arsyeja. Abstenimi i çasshëm, i pjesshëm dhe abstenimi më i gjatë. Këtë rast është i çasshëm”, tha Çollakaj.