Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Aziz Gashit, të dyshuar për vrasjen e Beqir Morinës, në Prizren të dielën.
Policia ka thënë se ka pranuar sot autorizimin nga Prokuroria Themelore në Prizren për publikimin e fotografisë së të dyshuarit.
Aziz Gashi dyshohet se të dielën pasdite, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën Beqir Morina, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra Morina ka vdekur.
I dyshuari ndodhet në arrati dhe policia ka thënë se ndalimi i tij është me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.
“Jane njoftuar te gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore ne nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise”, thuhet në njoftimin e policisë.