Ambasadori shqiptar në OKB: Nuk bëmë mjaftueshëm për Kosovën

Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ka në dorë që tre ditë.

Në këto e as në 27 tjerat të mbetura të Shqipërisë në krye të këtij organi të OKB-së në shtator, tema e Kosovës nuk do të zihet në gojë.

Sipas ambasadorit shqiptar këtu, Ferit Hoxha, kjo nuk mund të konsiderohet më çështje e sigurisë, me marrëveshjen e arritur me Serbinë në Bruksel, e aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër.

Kjo është presidenca e dytë e këtij vendi në Këshillin e Sigurimit, pas qershorit të vitit të kaluar.

Në rastin e parë, Shqipëria nuk bëri sa duhet për Kosovën, sipas një ambasadori të së parës, që shërbeu edhe në vendin e dytë, njofton Klan Kosova.