Një ngjarje e rëndë vrasje ka ndodhur para mëse një ore në qytetin e Prizrenit, ku një person i moshës rreth 48 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë zjarrë nga një i dyshuar rreth moshës 50-55 vjeçare, ka njoftuar Togeri i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shyqri Bytyçi.
“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia. Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.