Pikat kufitare në Kosovë gjatë verës 2023 kanë qenë mjaftë të ngarkuara pas ardhjes së mërgimtarëve.
Mirëpo pas shkuarjes së tyre, pikat kufitare kanë filluar që të “qetësohen”, kështu duke u zvogëluar edhe pritjet e gjata.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pritjet tashmë janë zvogëluar, ku në Merdarë për të dal nga Kosova duhet pritur deri në 50 minuta.
Ndërsa tek Dehu i Bardhë, pritjet janë deri në 15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare gjendja është më e qetë.