Nëntogeri i FSK’së, Edison Murtezi ka diplomuar me suksese të lartë në Universitetin e Mbrojtjes Nacionale, pranë Akademisë Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, si dhe OR3 Sylejman Dalloshi ka përfunduar me suksese Kolegjin profesional të Nënoficerëve( NOF), të Forcave Tokësorë.
FSK njofton se në ceremoninë shtetërore të organizuar, kanë diplomuar 937 oficerë nga Republika e Turqisë, dhe 76 oficerë ndërkombëtarë nga 15 shtete,ku në mesin e tyre ishte Nëntoger Murtezi.
“OF1 Edison Murtezi dhe OR3 Sylejman Dalloshi përfunduan me sukses të lartë shkollimin e tyre në Republikën e Turqisë, duke përfaqësuar kështu shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në mënyrën më të mirë, duke treguar rezultate të larta gjatë shkollimit. Ata do të kthen në radhët e FSK-së, për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së.”
Ky shkollim është realizuar falë bashkëpunimit mes FSK’së dhe Turqisë, ku një numër i madh i pjesëtarëve kanë ndjekur shkollime e trajnime të shumta në fusha të ndryshme të edukimit ushtarak.
“Në ceremoninë e diplomimit të oficereve morën pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Republikës së Turqisë, Presidenti i Turqisë Z. Rexhep Taip Erdogan, Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Nacionale Z. Yasar Guler, përfaqësues shtetërorë, të universitetit të mbrojtjes, atashe ushtarak të shteteve të ndryshme, atasheu i Mbrojtjes nga Kosova në Republikën e Turqisë, familjare dhe të afërm të diplomuarve.”